VIDEO/ “Nuk donte ta lëndonte Gaethje në sy të prindërve”, gjesti i madh i Khabib

schedule10:11 - 27 Tetor, 2020

schedule 10:11 - 27 Tetor, 2020

Khabib Nurmagomedov mposhti Justin Gaethje pak ditë më parë në UFC254 dhe e mbylli karrierën e tij me 29 fitore, si një legjendë. Luftëtari nga Dagestani, përveçse një sportist model, tregoi edhe njëherë se është edhe njeri i madh.

Ky detaj i zbuluar nga Danie Cormier do e bëjë atë edhe më të dashur për ndjekësit e UFC dhe më gjerë. “Khabib më tha se kishte dëgjuar rivalin të thoshte se nuk do të dorëzohej nëse e kapte.

Kur e mbërtheu ai vendosi të bënte ‘triangle choke’ dhe ta vinte në gjumë, pasi nuk donte ta lëndonte para prindërve të tij. Për këtë arsye e vuri në gjumë.

Nuk donte t’ia thyente krahun dhe ta lëndonte para prindërve të tij, pasi nëse e kapte dhe Justin nuk dorëzohej, do të ishte i detyruar. Kështu që bëri lëvizjen e preferuar të babait të tij dhe e vuri në gjumë. Ua premtoj se ai ma tha diçka të tillë, e çmendur apo jo”, zbulon Daniel Cormier. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!