Sulmuesi më i ri i Marseille, Arkadiusz Milik, nuk mund ta harroi aq shpejt aventurën e tij te Napoli. Edhe pse muajt e fundit gjërat nuk shkuan mirë për të, ai ka vendosur t’i dërgojë një mesazh të gjithëve tifozëve napoletanë. Polaku tregon që nga fillimi i aventurës së tij si dhe shprehet se këto ngjyra nuk do t’i harrojë kurrë.
“U transferova te Napolin verën e vitit 2016. Kanë kaluar mbi katër vite, por kurrë nuk do ta harroj përshtypjen e parë që më la qyteti. Napoli ka këtë efekt: të mirëpret, të përqafon, të bën të ndihesh si në shtëpinë tënde, ashtu siç jam ndjerë gjithmonë këtu.
Gjithsesi ka patur raste që dhe kam qarë gjatë këtyre katër viteve. Me dhimbje kur u dëmtova. Me trishtim kur iu afruam aq shumë Scudettos. Me gëzim pas penalltisë në finalen e Kupës së Italisë.
Solo per dirvi grazie… ❤️
Ciao Napoli pic.twitter.com/b5PflJtCTr
— Arkadiusz Milik (@arekmilik9) January 22, 2021
Gjatë gjithë periudhës sime këtu ekzistonte vetëm një siguri, ajo e popullit napoletan. Ju më duartrokitët, mësuat emrin tim dhe më pritët kur u dëmtova. Më kritikuar kur bëja gabime, por ishit gjithmonë me mua.
Unë po largohem tani, por një copë nga Napoli do ta mbaj gjithmonë me vete. Nga afër apo larg nuk do të më mungojë kurrë respketi për ngjyrat e këtij qyteti. Një përqafim shkon për të gjithë ju. Rri mirë shok”, përfundon mesazhin e tij Milik me shprehjen e famshme napoletane. / abcnews.al