VIDEO/ Nostalgjikë në FSHF, kujtojnë perlën e Hamdi Salihit në Norvegji

schedule09:39 - 26 Korrik, 2020

schedule 09:39 - 26 Korrik, 2020

Nostalgjikë në FSHF, për 90 vjetor. Data që kujtohen herë pas here, ndërkohë që nuk mungojnë edhe ndeshje të veçanta e gola. Një prej më të bukurve është shënuar nga Hamdi Salihi, kundër Norvegjisë.

Një skeme perfekte, e praktikuar nga futbollistët shpesh në stërvitje. Gianni De Biasi e kërkoi dhe ata e zbatuan, duke bërë që falë atij goli Shqipëria të fitonte kundër Norvegjisë.

“22 mars 2013: #Shqipëria e drejtuar nga trajneri #DeBiasi thyen në transfertë Norvegjinë me rezultatin 1-0. Fantastik ai gol i Hamdi Salihit në minutën e 67-të, pas një skeme të realizuar në perfeksion me Ervin Bulkun gjatë një goditjeje dënimi.

Një gol që vlejti 3 pikët. Sfida e Oslos ishte e vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2014”, shkruhet në postimin e FSHF, që normalisht ka publikuar edhe videon e golit të shkodranit. /abcnews.al