VIDEO/ Njihuni me 3 macet që udhëtojnë rreth e qark botës

schedule03:00 - 27 Korrik, 2022

schedule 03:00 - 27 Korrik, 2022

Avokati Dan Nguyen udhëton nëpër botë me tre macet e tij

Spongecake, Donut dhe Mocha janë mace që adhurojnë aventura dhe tani janë kthyer në udhëtare të botës.

Njujorkezi Dan Nguyen filloi të filmonte eksplorimet e tyre urbane dhe të ngarkonte video në platformën sociale TikTok.

Macet kanë qenë në 10 vende në SHBA dhe Evropë.

“Ne thjesht nuk mund të mendojmë që mos udhëtojmë pa to”, thotë Dan.

“Ato janë bërë familja jonë shumë shpejt.”

Macet e Danit ishin në gjendje të udhëtonin pas një periudhe të gjatë trajnimi të kujdesshëm dhe gradual. Nëse vendosni të udhëtoni me kafshët tuaja shtëpiake, ju lutemi konsultohuni me veterinerin tuaj./Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!