VIDEO | Njeriu i ndeshjeve të mëdha, Milinkovic-Savic përmbys Interin

schedule22:18 / 16/02/2020

Lazio ka arritur të përmbysë rezultatin në takimin kundër Interit. Young kaloi në avantazh zikaltërit në fundin e pjesës së parë, ndërsa Immobile, në fillimin e së dytës, barazoi me penallti.

Milinkovic-Savic, në minutën e 69-të, shënon një gol të shkëlqyer për Lazion, duke përmbysur shifrat. Savic driblon Lukakun brenda zonës dhe shënon me të majtën, duke shtangur Handanovicin./abcnews.al

Serie A, java 24

Lazio – Inter  2-1
Immobile (p) 50′, Savic 69′ / Young 44′

schedule22:18 / 16/02/2020