Milani shënon sërish 4 gola dhe fiton miqësoren e dytë radhazi pas asaj kundër Novarës. Kuqezinjtë u përballën me Monzën e dyshes Silvio Berlusconi-Adriano Galliani në “San Siro”.
LEXO EDHE: VIDEO/ Miqësorja e veçantë e Milanit: Super Calabria, Maldini tregon klasin e tij
Davide Calabria dhe Daniel Maldini realizuan dy golat e pjesës së parë, teksa sulmuesi Finotto barazoi përkohësisht shifrat. Të dy golat e ekipit të Stefano Piolit ishin shumë të bukur, sidomos ai i 18-vjeçarit Maldini.
Vendasit shkuan edhe dy herë të tjera të goli në 45 minutat e dyta. Piere Kalulu Kyatengwa gjeti golin e parë me fanellën e Milanit. “Predhë” e mbrojtësit francez një minutë përpara fundit, ndërsa në shtesa u vulos “pokeri”.
Tjetër gol shumë i bukur, kësaj radhe nga Lorenzo Colombo. Sulmuesi i talentuar 18-vjeçar, gjeti trekëndëshin, duke fituar duartrokitjet e shokëve të skuadrës dhe stafit teknik. /abcnews.al