West Ham e ka mbyllur në avantazh pjesën e parë përballë Manchester United. “Çekiçët” zhbllokuan sfidën një minutë përpara fundit me anë të Andrei Yarmolenko.
Kombinime të bukura të vendasve, Felipe Anderson pason për ukrainasin, i cili mposht De Gean dhe ngjit West Ham në vendin e katërt për momentin.
Në Serie A, Napoli e ka mbyllur në avantazh pjesën e parë kundër Lecces në transfertë. Fernando Llorente zhbllokoi sfidën, duke gjetur golin e parë në kampionat me ekipin e ri. Lorenzo Insigne humbi një penallti në minutën e 40-të, ndërsa dy minuta më pas shënoi (po sërish nga pika e penalltisë) dhe dyfishoi shifrat. /abcnews.al