Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Një “silurë” dhe një asist, Zapata çmonton i vetëm Napolin

schedule20:59 - 10 Shkurt, 2021

schedule 20:59 - 10 Shkurt, 2021

Luhet gjysmëfinalja e dytë e Kupës së Italisë dhe Atalanta e Napoli sfidojnë njëra-tjetrën në Bergamo, pasi ndeshja e parë u mbyll në barazim pa gola.

 

Skuadra e Berat Gjimshitit e ka nisur frikshëm sfidën dhe gjeti rrjetën shumë shpejt dy herë me Zapata, i cili shënoi një nga golat më të bukur të tij në këtë sezon, kur lëshoi një predhë nga jashtë zone dhe mposhti Ospinën në minutën e 10.

 

Në minutën e 16 skuadra e Gasperinit shënoi edhe goli e dytë me Pessina, që shfrytëzoi në maksimum asistin e Duvan Zapata, në superformë sot. Si zakonisht, edhe sonte nga minuta e parë e nis Berat Gjimshiti. Te Napoli titullarë janë Hysaj dhe Rrahmani. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!