VIDEO/ Një shqiptar e ndëshkon, Bayern Munich e përmbys për 45 minuta

schedule21:50 - 3 Nëntor, 2020

schedule 21:50 - 3 Nëntor, 2020

Katër minuta lojë për të ndëshkuar kampionët e Europës. Mërgim Berisha, sulmuesi i RB Salzburg, ka realizuar në portën e Manuel Neuer me një goditje të fortë brenda zone dhe i ka dhënë epërsinë skuadrës së tij.

Shqiptari me origjinë nga Kosova, i cili është pjesë e moshave të Gjermanisë, ka nisur të luajë rregullisht me kampionët e Austrisë dhe sonte ka realizuar golin numër 2 në Champions League për këtë sezon.

Bayern Munich më pas u hodh në sulm për të gjetur rrugën e rrjetës dhe ia doli në minutën e 21. Thomas Muller fitoi një penallti dhe Robert Lewandowski u tregua i saktë, duke e çuar topin në rrjetë dhe duke i barazuar shifrat në 1-1.

Thomas Muller ishte protagonist sërish me një sulm nga e djathta. Gjermani, pasi u fut në zonë goditi fort dhe detyroi mbrojtësin Kristensen ta devijonte topin në portën e tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!