VIDEO/ Një rus i heq Interit fitoren, Roma forcë e tretë falë super Mkhitaryan

schedule16:57 - 8 Nëntor, 2020

schedule 16:57 - 8 Nëntor, 2020

Nuk ka fitues në duelin Atalanta-Inter. Takimi i luajtur në Bergamo përfundoi 1-1, me dy ekipet që gjetën rrugën e rrjetës në pjesën e dytë. Lautaro Martinez kaloi ekipin e Antonio Contes në avantazh në minutën e 56-të.

Golat dhe rastet e ATALANTA-INTER

Kros i Ashley Young nga krahu i majtë dhe goditje e bukur me kokë e sulmuesit argjentinas, i cili gjeti golin e katërt në kampionat. Vendasit nuk u pajtuan me këtë rezultat dhe u hodhën në kërkim të golit të barazimit.

Ai erdhi 11 minuta përpara fundit të ndeshjes. Asist i Luis Muriel dhe gol i Aleksey Miranchuk. Rusi lëvizi bukur mes mbrojtjes zikaltër dhe mposhti Handanovic falë një goditje të saktë me të majtën. Berat Gjimshiti e zhvilloi të plotë ndeshjen për Atalantën.

 

Renditja e Serie A

Roma po kalon një moment të mirë dhe sot arriti fitoren e dytë radhazi në Serie A. 1-3 fituan djemtë e Fonsecas në fushën e Genoas, ndeshje të cilin Marash Kumbulla e ndoqi nga pankina. Super Henrikh Mkhitaryan me armenin që realizoi një trigolësh në këtë sfidë.

Golat dhe rastet e GENOA-ROMA

Pa vlerë goli i kroatit Pjaca për vendasit, që barazoi përkohësisht rezultatin. Suksesi i sotëm e ka ngjitur Romën në vend të tretë me 14 pikë, dy larg Milanin kryesues (luan në mbrëmje me Hellas Verona). Sfida tjetër mes Torinos (Mërgim Vojvoda e nisi si titullar) dhe Crotonës u mbyll pa gola. /abcnews.al

Serie A, java e shtatë
Atalanta-Inter 1-1
(Miranchuk 79′ / Lautaro Martinez 56′)
Genoa-Roma 1-3
(Pjaca 50′ / Mkhitaryan 45+2′, 66′, 85′)
Torino-Crotone 0-0

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!