VIDEO/ Një perlë nga Kili, goli i ish-fantazistit të Interit “thyen” rrjetin!

schedule08:37 - 31 Gusht, 2020

schedule 08:37 - 31 Gusht, 2020

10 vite më parë luante në Serie A, tani është kthyer në Kili. Luis Jimenez, mesfushori që ka luajtur me skuadra si Fiorentina, Lazio dhe më pas ka kaluar tek Inter, ka tërhequr vëmendjen me një kryevepër të shënuar në Kili.

Pjesë e Palestino, Jimenez ka shënuar në portën e Universidad de Chile në minutën e 89-të dhe ka shmangur humbjen e skuadrës së tij.

https://youtu.be/XEntXeQzpss

36-vjeçari, pasi ka marrë një top në zonë, e ka ndaluar sferën me kraharor dhe më pas ka bërë një kthesë akrobatike. Asnjë shans për portierin kundërshtar ta ndalonte topin, ndërsa tani goli i Jimenez po bën xhiron e internetit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!