Tjetër penallti në Torino, kësaj radhe për Juventusin. Ekipi i Sarrit po përballet në shtëpi me Lyon, që kaloi në avantazh në minutën e 12-të me anë të Memphis Depay.
Kampionët e Italisë fituan një penallti dy minuta përpara fundit të pjesës së parë, të cilën e shndërroi në gol Cristiano Ronaldo. Ylli portugez nuk gaboi, duke rikthyer në lojë skuadrën e tij.
Francezët kanë fituar 1-0 ndeshjen e parë dhe Juventusit i duhen dy gola të tjerë për të siguruar kualifikimin në çerekfinalet e Champions League. /abcnews.al