Është zhbllokuar takimi mes Tottenhamit dhe Leipzig dhe ka qenë Timo Werner ai që ka tundur rrjetën. Leimer fiton një penallti për Leipzig pas një ndërhyrje skandaloze të Ben Davies dhe Werner merr topin në duar.
Sulmuesi gjerman tregohet i saktë dhe mposht kapitenin Lloris, edhe pse ky i fundit iu afrua shumë topit. Leipzig kalon kështu në avantazh në minutën e 58-të dhe në Londër, ka pllakosur heshtja./abcnews.al
Champions League
Tottenham – Leipzig 0-1
Werner (p) 58′