VIDEO/ Një penallti nderon “aspirinat”, Bayer Leverkusen kualifikohet si kreu i grupit H

schedule20:36 - 9 Nëntor, 2023

schedule 20:36 - 9 Nëntor, 2023

“Aspirinat” e Bayer Leverkusen duket të jenë me të vërtetë të papërmbajtshëm këtë sezon, teksa në transfertën azere të Qarabag kanë siguruar fitoren e katërt radhazi në fazën e grupeve të UEFA Europa League.

Djemtë e tekniku Xabi Alonso arritën të fitonin me rezultatin minimal, 0 me 1, me golin e vetëm të sfidës, që erdhi në minutën e 93’-të të saj, pas një penalltie të ekzekutuar në mënyrë fenomenale nga “bomberi” nigerian, Victor Boniface.

Falë këtij 3 pikëshi, “aspirinat” ngjiten në kuotën e 12 pikëve, në grupin H dhe sigurojnë automatikisht kualifikimin si të parët e këtij grupi, ndërsa skuadra e Qarabag, mbetet në vendin e 3-të të renditjes, me vetëm 3 pikë. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN: 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!