Juventusi u mposht nga Porto me rezultatin 2-1 mbrëmjen e djeshme dhe në Torino do tentojë të përmbysë rezultatin dhe të kualifikohet në çerekfinalet e Champions League.
Në kampin bardhezi kanë rezerva për një penallti të padhënë në minutën e fundit shtesë, me Cristiano Ronaldon që përfundoi i shtrirë në tokë dhe protestoi.
Pas ndeshjes, për episodin e penalltisë foli edhe trajneri Andrea Pirlo. Italiani tregoi edhe bisedën që kishte pasur me arbitrin pas përfundimit të ndeshjes me Porton.
“Ishte penallti e pastër te ndërhyrja kundër Ronaldos. Unë e pyeta gjyqtarin, ai tha se loja kishte mbaruar dhe nuk kishte nevojë të shkonte dhe të shikonte përsëritjen. Mendoj se edhe pas ndeshjes duhet të kesh guxim për ta parë”, u shpreh Pirlo. /abcnews.al
Pirlo: "Clear penalty on Cristiano. I asked the referee, he said that the game was over and there was no need to go and see the replay. I think even after the game, you should have guts to go and see it." #juvelive
— Forza Juventus (@ForzaJuveEN) February 17, 2021