Pamjet që vijnë nga Spanja janë tronditëse. Në videot e publikuara në mediat e huaja shihen përmbytje të mëdha në Valencia. Përmbytjet kanë shkaktuar të paktën 95 viktima, ndërsa autoritetet janë të shqetësuar pasi theksojnë se numri i viktimave mund të rritet.
Urat janë shkatërruar totalisht, makinat e shtëpi të zhytura nën ujë dhe rrugët të kthyer në lumenj balte, janë këto pamjet që kanë mbetur nga Spanja.
Ndërkohë, autoritetet spanjolle lëshuan sot një paralajmërim të ri stuhie për një pjesë të rajonit të Valencias në lindje të Spanjës, ku ekuipazhet e shpëtimit vazhdojnë kërkimin e tyre për njerëzit e zhdukur nga përmbytjet më të këqija që vendi ka parë ndonjëherë për më shumë se pesëdhjetë vjet.
More than 1,000 soldiers from an emergency response team were deployed, and officials said that many more residents were waiting for help, after more than a month’s worth of rain fell in less than 24 hours in some areas across southern and eastern Spain. https://t.co/31jX27Pbub pic.twitter.com/FBorsjgHmK
— The New York Times (@nytimes) October 30, 2024
Pothuajse një mijë ushtarë janë vendosur në terren, kryesisht në rajonin e Valencias, së bashku me zjarrfikësit, policinë dhe punonjësit e shpëtimit që po kërkojnë të mbijetuar.
/abcnews.al/