Mesditën e së martës është zbuluar modeli i ri i automjetit të Ferrarit, i quajtur SF-24.
“Rossa” e re e Charles Leclerc dhe Carlos Sainz u prezantua në një video të shkurtër e cila u mundësoi miliona fansave, mediave dhe konkurrencës të dinë rreth modelit të tyre të ri.
Rreth dyzet minuta pas prezantimit virtual, ishte Carlos Sainz ai që pagëzoi modelin SF-24 në pistë.në vend të kësaj, duhet pritur dita e xhirimeve e planifikuar për të mërkurën më 14 shkurt për një pamje më thelbësore, gjatë së cilës Leclers dhe Sainz do të jenë në gjendje të vendosin kontaktin e parë me makinën e Formula 1 që dotë marrin në Kampionatin Botëror dhe me ekipin e inxhinierëve dhe mekanikëve për të kontrolluar automatizmat dhe procedurat përpara se të dërgohet në Sakhir për testet parasezonale javën e ardhshme./h.ll/abcnews.al
The SF-24 hits the track for the first time with @carlossainz55 behind the wheel! ✌️ #CarlosSainz #F1 #SF24 pic.twitter.com/Im30njxAFh
— Scuderia Ferrari (@ScuderiaFerrari) February 13, 2024