Në Londër po luhet West Ham-Aston Villa, sfidë e vlefshme për javën e dhjetë të Premier League. Dy gola janë shënuar në 25 minutat e para.
Skuadra vendase kaloi në avantazh shumë shpejt. Minuta e dytë dhe gol me kokë i mbrojtësit Angelo Ogbonna pas një goditje këndi.
Ekipi nga Birmingemi reagoi dhe riktheu baraspeshën në minutën e 25-të falë një goli shumë të bukur të kapitenit Jack Grealish. /abcnews.al