VIDEO/Një hap para vijës së finishit, çiklistët kapen “mat” duke luajtur “guri, letra dhe gërshëra”

schedule19:56 - 19 Qershor, 2022

schedule 19:56 - 19 Qershor, 2022

Çfarë do të thotë fitore, në fund të fundit në jetë gjithçka është një lojë.

Kështu kanë  menduar çiklistët  Tandei Pogacar dhe Rafai Maika, të cilët pak para përfundimit të garës së djeshme në turin e Sllovenisë vendosën të luajnë fitoren “guri, letra dhe gërshëra”.

Dy çiklistët iu afruan vijës së finishit dhe u kapën mat duke biseduar se kush do të fitojë fazën e katërt në raundin tjetër.

Dy sportistët vendosën të argëtoheshin duke luajtur lojën e famshme rreth 200 metra para përfundimit.

Maika ishte ai që fitoi lojën, duke kaluar paksa përpara Pogaçarit, i cili e pranoi humbjen me buzëqeshje./abcnews.al