Një gol shumë i bukur është realizuar në kampionatin e Malit të Zi. Buducnosti vuajti për të fituar 1-0 në shtëpi kundër skuadrës së Titograd.
https://streamable.com/67sent
Goli i fitores erdhi në minutën e 52-të dhe atë e realizoi një mbrojtës. Bogdan Milic, 19-vjeçari që është pjesë e kombëtares U21 të Malit të Zi, gjeti rrjetën kundërshtare falë një veprimi shumë të bukur akrobatik.
Koordinim perfekt dhe topi në rrjetë, një realizim që të kujton perlën e paharrueshme të holandezit Marco Van Basten në finalen e Euro 1988 kundër Bashkimit Sovjetik. /abcnews.al