Ministri i Brendshëm i Ukrainës Denys Monastyrsky ka thënë se nuk ka të mbijetuar nën rrënojat e një qendre tregtare në Kremenchuk, e goditur nga një raketë ruse më 27 qershor.
Mediet e huaja kanë publikuar videon nga momenti i sulmit vdekjeprurës.
Video është regjistruar nga kamerat e sigurisë në një park publik jo shumë larg qendrës tregtare Kremenchuk.
Video of the Russian Kh-22 missile strike on the shopping mall in Kremenchuk yesterday from a nearby park. https://t.co/jYOp0IduRM pic.twitter.com/XaCJO3G2Nw
— Rob Lee (@RALee85) June 28, 2022
Kamerat kanë filmuar parkun nga kënde të ndryshme.
Një çift është duke vrapuar pasi dëgjon zhurmën e raketës.
Më pas shpërthimi e shtyn burrin të hidhet në ujë për të kërkuar strehë nga raketa, ndërsa gruaja vrapon pa e ditur se ku të fshihet.
Pas shpërthimit reja e tymit përparon në mënyrë kërcënuese mbi pellg. Një baba kap djalin e tij disavjeçar dhe e fsheh pas një peme. Nënat dhe gjyshet ikin me fëmijët e tyre.
Rusia më 27 qershor nisi një sulm me raketa në Kremenchuk, me një raketë që goditi një qendër tregtare./Abcnews.al/