Në futboll jemi mësuar të shikojmë gola nga më të çuditshmit, nga kënde nga më ngushtat. Një i tillë është shënuar në përballjen mes Guangzhou dhe Suzhou Dongëu, sfidë kjo e vlefshme për FA Cup e Kinës.
Sulmuesi brazilian, Renatinho, po ekzekutonte një goditje nga këndi dhe u bë protagonist i një goli që nuk e shikojmë gjithmonë. Lojtari i Guangzhou vendosi të godiste direktë në kuadrad dhe topi çuditërisht përfundoi në rrjetë.
Një goditje-krosim që i befasoi të gjithë, madje dhe vetë 28-vjeçarin. Ndeshja u mbyll në shifrat 3-0 për vendasit, por vëmendjen më të madhe e mori goli i Renatinhos. /abcnews.al