VIDEO/ Një “bishë” e vërtetë, Sergio Ramos vazhdon rikuperimin nga palestra

schedule15:31 - 24 Shkurt, 2021

schedule 15:31 - 24 Shkurt, 2021

Ndërkohë që ekipi i Real Madrid ka udhëtuar drejt Italisë për të luajtur kundër Atalantës, Sergio Ramos po vazhdon fazën e rikuperimit në Madrid. Kapiteni i madrilenëve duket se e ka hedhur pas krahëve operacionin në gjurin e majtë dhe këtë gjë e konfirmon përmes videove në “Instagram”.

Në postimin e fundit, 34-vjeçari shikohet në palestër, madje ai ushtrohet edhe me pesha në këmbën e operuar. “Motivim”, shkruan Sergio krah videos, e cila tashmë i ka kaluar 1 milionë e 600 mijë shikime.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sergio Ramos (@sergioramos)

Sipas raportimeve të stafit mjekësor të Real Madrid, mendohet se ai qendërmbrojtësi do të jetë në dispozicionin e trajnerit Zidane në fillimin e muajit prill. Megjithatë, Ramos kërkon që të rikthehet më herët dhe falë punës së tij kjo edhe mund të arrihet. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!