Wolves nuk ndalet as përballë Aston Villa. “Ujqit” fituan 0-1 jashtë fushe dhe vijojnë të jenë një kandidat serioz për një vend në katërshen e parë. Leander Dendoncker vendosi ndeshjen me golin e shënuar në minutën e 62-të.
Belgu mori një top nga Jonny dhe realizoi falë një goditje të saktë nga zona e 16-të metrave. Triumfi i tretë radhazi për Wolves dhe vendi i pestë në Premier League, me dy pikë larg Chelsea dhe tre larg Leicester City të vendit të tretë (kanë luajtur një ndeshje më pak).
Skuadra e Espirito Santo po dhuron një futboll të bukur dhe po merr rezultate pozitive. Sfida e radhës është në shtëpi përballë Arsenalit. Situatë e vështirë për Aston Villa. Ekipin nga Birmingemi renditet në vend të parafundit dhe rrezikon rënien një kategori më poshtë. /abcnews.al
Aston Villa – Wolves 0-1
(Dendoncker 62′)