Zhbllokohet ndeshja Bjellorusi-Shqipëri, sfida e parë për Nations League. Kuqezinjtë e kanë nisur shumë mirë sfidën që po luhet jashtë fushe dhe në minutën e 23-të ka ardhur goli i avantazhit.
Autori është Sokol Cikalleshi, i cili finalizoi një aksion të bukur falë një goditje të fortë nga jashtë zonës. Goditje potente e 30-vjeçarit dhe topi në rrjetë.
Goli i gjashtë me kombëtaren për sulmuesin kavajas të Akhisarspor dhe festë kuqezi në Minskun e largët. /abcnews.al