Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Nisje fantastike në transfertë, Real Madrid në avantazh të dyfishtë

schedule21:16 - 20 Dhjetor, 2020

schedule 21:16 - 20 Dhjetor, 2020

Moment i mirë për Real Madrid. Kampionët e Spanjës kanë regjistruar katër fitore radhazi mes kampionatit dhe Champions League, teksa sonte po luajnë sfidën e radhës në La Liga në fushën e Eibar.

6 minuta kanë mjaftuar për të parë golin e parë në këtë përballje dhe atë e ka realizuar Karim Benzema. Aksion me shumë pasime i “Los Blancos”, asist i bukur i Rodrygo dhe finalizim i bomberit francez.

https://streamable.com/ck44nn

Shtatë minuta më vonë erdhi edhe goli i dytë për ekipin mik. Benzema lëvizi bukur në krahun e djathtë dhe dhuroi një asist për Luka Modric. Kroati goditi menjëherë dhe dërgoi topin në rrjetë.

https://streamable.com/t9rg7v

Avantazh i rëndësishëm për skuadrën e Zinedine Zidane, që është ngjitur përkohësisht në vend të parë me 19 pikë. Po aq numëron edhe Atletico Madrid, por djemtë e Diego Simeones kanë luajtur dy takime më pak. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!