VIDEO/ “Ngrin” restoranti në Nju Jork, shndërrohet në një kështjellë akulli

schedule11:35 - 16 Janar, 2024

schedule 11:35 - 16 Janar, 2024

Një restorant në veri të Nju Jorkut u shndërrua në një kështjellë akulli, që të kujton filmin “Frozen”. Restoranti Hoak’s Lakeshore në Hamburg, Nju Jork, një periferi e Buffalo, u mbyll të dielën për shkak të motit të keq.

Bora dhe akulli mbuluan këtë restorant të veçantë në brigjet verilindore të liqenit Erie, i cili pavarësisht motit të keq dhuron momente unike. Megjithatë, pavarësisht të motit, restoranti ka hapur dyert për guximtarët.

“Kështjella jonë e akullit u hap sot për vitin 2024”, shkruhet në postim të restorantit në X.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!