VIDEO/ Ngec Napoli, Union Berlin i “rrëmben” kampionëve të Italisë një pikë në “shtëpi”

schedule20:57 - 8 Nëntor, 2023

schedule 20:57 - 8 Nëntor, 2023

Gjermanët e Union Berlin i kanë dhënë fund serisë së 12 humbjeve radhazi, teksa mbrëmjen e kësaj të mërkure kanë arritur të sigurojnë 1 pikë, në transfertën tejet të vështirë të Napoli, në përballjen e vlefshme për raundin e 4-të të fazës së grupeve të UEFA Champions League.

Pavarësisht rezultatit të parët që shënuan ishin kampionët e Italisë, me “fantazistin”, Matteo Politano, i cili çon topin në rrjetë, në minutën e 29’-të të sfidës, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh, mirëpo sfida nuk ka mbaruar me kaq dhe në minutën e 52’-të të lojës, talenti i sulmit nga Bregu i Fildishtë, David Datro Fofana finalizon një kundërsulm të gjermanëve, duke vendosur fillimisht baraspeshën e me rënien finale të bilbilit pikën e parë në historinë e gjermanëve, në UEFA Champions League.

Falë këtij rezultati, Napoli mbetet në vendin e 2-të në grupin C, me 7 pikë, 2 më pak se Real Madrid i vendit të parë, që pas pak minutash do të ndeshet me portugezët e Braga, ndërsa Union Berlin mbetet në vendin e fundit të renditjes, me 1 pikë. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT:

Goli i Matteo Politano, 1-0:

Goli i David Datro Fofana, 1-1:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!