VIDEO/ Nga shiu, në breshër: Pushtuesja e Champions League i bën rreng shoqes

schedule16:14 - 22 Maj, 2020

schedule 16:14 - 22 Maj, 2020

Kinsey Wolanski tashmë njihet nga të gjithë ata që ndjekin futboll, sidomos magjinë që ofron Champions League. Modelja amerikane kishte zgjedhur skenën më të madhe për t’u bërë e famshme. Ajo u fut në fushë gjatë finales së Champions League, mes Tottenham dhe Liverpool.

Gjysmë e zhveshur, bukuroshja me forma mjaft të lakmuara nga femrat e tjera, tërhoqi jo vetëm vëmendjen e kamerave.  Në rrjetet sociale u bë shumë e ndjekur dhe tashmë është protagoniste me rrengjet e saj.

Një të tillë ia ka bërë një mikeshës së saj, që vrapon për të hyrë në makinë. “Po bie shi, nuk dua të lagem”, thotë ajo, ndërkohë që kurthi ishte përgatitur nga Kinsey, e cila në ulësen e makinës luksoze kishte hedhur ujë.

Mikesha e Kinsey u lag dhe doli direkt nga makina, ndërkohë që nuk ngurron të tregoje të pasmet e saj. E lagur, gjithçka e filmuar dhe modelja e postoi të gjithë skenën në Tik Tok. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!