VIDEO/ Nga Fanatics e Plisat, te derbi i çmendur në Serbi dhe shfaqja portugeze

schedule13:17 - 11 Qershor, 2020

schedule 13:17 - 11 Qershor, 2020

Futbolli pa tifozë nuk ka kuptim dhe në Serbi e dinë mirë këtë. Kështu, Partizan Beograd-Crvena Zvezda nuk mund të luhej në një stadium të boshatisur. Unanimisht u vendos të luhej me tifozë dhe normalisht atmosfera në stadium ishte e zjarrtë.

Në vende të tjera nuk e kanë të njëjtin fat. Edhe në Shqipëri po luhet pa tifozë, por ata ma fanatikët e kanë gjetur mënyrën që të jenë pranë skuadrës së tyre të zemrës. Fanatics ishin në Ballsh dhe e mbështetën ekipin e tyre nga jashtë stadiumit.

 

E njëjta gjë edhe në Prishtinë, ku Plisat në fund edhe u përshëndetën me futbollistët pas ndeshjes së Kupës me Drenicën. Sigurisht edhe në vende të tjera veprojnë njëlloj dhe kështu ka ndodhur në takimin e djeshëm të Portos.

 

Në fitoren 1-0 kundër Maritimo kontribuuan edhe disa ultras, të cilët kishin hipur në tarracën e stadiumit. Nga aty po këndonin dhe dhuronin shfaqje me flakadanë. Fotot dhe videot kanë bërë xhiron e rrjetet. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!