“I gjithë respekti im për ju Fenomen”, shkruan pasi ka parakaluar Ronaldon Neymar, autor i tre golave në fitoren 4-2 të Brazilit kundër Perusë. Një ndeshje që nuk u fitua edhe aq lehtë, pasi vendasit dy herë ishin në avantazh, por Neymar dhe më pas Richarlison vendosën baraspeshën.
Sulmuesi i PSG, në minutën e 83-të shënoi edhe golin e epërsisë dhe në minutat shtesë e vulosi fitoren e Brazilit, që kryeson grupin së bashku me Argjentinën me 6 pikë pas dy ndeshjeve të para. Neymar ka edhe një arsye tjetër për të festuar.
Ai ka shkuar në kuotën 64 golave dhe tani është shënuesi i dytë më i mirë në historinë e Brazilit. Ronaldo ka zbritur në vendin e tretë dhe tani Neymar është 13 gola larg rekordit të legjendës Pele.
? @Pele (77)
? @neymarjr (64)
? @Ronaldo (62)?? Neymar's hat-trick sends him 2nd on Brazil's all-time top scorers. The 28-year-old celebrates by doing a number 9 with his hands & imitating Ronaldo's trademark finger-wagging celebration in a fitting tribute to Fenômeno ™️ pic.twitter.com/D9DDgiTnAB
— FIFA.com (@FIFAcom) October 14, 2020
NDESHJET E TJERA – Paraguai është në rrugë të mbarë, pasi ka triumfuar në transfertë kundër Venezuelës. Gimenez, pesë minuta para fundit të ndeshjes shënoi golin e triumfit për skuadrën e tij, që mban vendin e katërt me po kaq pikë.
Mbi ta është Kolumbia, që barazoi 2-2 me Kilin. Falcao i hoqi mundësinë e fitores skuadrës vendase, që kryesonte deri në minutën e 91-të. Për Kilin kishin shënuar Vidal dhe Aleksis Sanchez, ndërsa ndeshjen e kishte zhbllokuar Jefferson Lerma. /abcnews.al