VIDEO/ Newcastle “ëndërron” për Champions, “bardhezinjtë” turpërojnë Brighton në “betejën” e Evropës

schedule23:27 - 18 Maj, 2023

schedule 23:27 - 18 Maj, 2023

“Bardhezinjtë” e Newcastle nuk kanë toleruar në asnjë moment “pulëbardhat” e Brighton, teksa në “St. James’s Park” kanë shpërfytyruar me rezultatin e thellë 4 me 1, skuadrën e teknikut De Zerbi, në përballjen e vlefshme për Kampionatin anglez të futbollit.

Sfida u zhbllokua që në minutën e 22’-të, me anësorin Kieran Trippier, që ekzekuton në mënyrë perfekte një goditje dënimi, me topin që përplaset në kokën e “fantazistit” të Brighton, Deniz Undav dhe shkon në rrjetën e “pulëbardhave”. Mirëpo, pjesa e parë nuk mbaron me kaq, teksa në minutën e fundit të pjesës së parë, Trippier ekzekuton këtë në mënyrë perfekte një goditje dënimi, me topin që kapet bukur me kokë nga anësori tjetër i mbrojtjes, Dan Burn, për ta çuar rezultatin në 2 me 0.

Me fillimin e pjesës së dytë, skuadra e Brighton filloi të jepte shenja “jete” dhe në minutën e 51’-të të sfidës, autori i autogolit, Deniz Undav “shlyen” gabimin, duke ngushtuar shifrat në 2 me 1, pas një dueli shpejtësie të fituar ndaj zviceranit Fabian Schar. Teksa ndeshja dukej se do të përfundonte në rezultatin 2 me 1, Callum Wilson dhe Bruno Guimaraes shënojnë 2 gola të shpejtë në minutat 89’ e 91’ të sfidës për të “vulosur” rezultatin 4 me 1.

Me këtë fitore, “bardhezinjtë” e Eddie Howe shkojnë në kuotën e 69 pikëve dhe krijojnë një shkëputje prej 4 pikësh me Liverpool e vendit të 5-të. Ndërkaq, në krahun tjetër “pulëbardhat” e Brighton mbesin në vendin e 6-të me 58 pikë, teksa rrezikojnë jo pak pjesëmarrjen në kompeticionet evropian sezonin e ardhshëm. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Autogoli i Deniz Undav, 1-0:

Goli i Dan Burn, 2-0:

Goli i Deniz Undav, 2-1:

Goli i Callum Wilson, 3-1:

Goli i Bruno Guimaraes, 4-1:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!