VIDEO/ Newcastle e Bournemouth nuk falin, Everton e Southampton “vuajnë” për “mbijetesë”

schedule22:46 - 27 Prill, 2023

schedule 22:46 - 27 Prill, 2023

Janë mbyllur mbrëmjen e sotme dhe 2 sfida të tjera të javës së 33-të të Kampionatit anglez të futbollit, Premier League, me Neëcastle që ka shpërfytyruar me rezultatin e thellë 1 me 4, Everton në “shtëpinë” e këtyre të fundit, ndërsa Southampton është mundur nga “qershitë” e Bournemouth.

Në “Goodison Park” gjithçka nisi mirë për “dallëndyshet” e Newcastle, me djemtë e Eddie Howe që gjetën avantazhin që në minutën e 28’-të me anë të “bomberit” anglez, Callum Wilson, duke e mbyllur kështu pjesën e parë me rezultatin 0 me 1. Me nisjen e pjesës së dytë, “bardhezinjtë” shënuan dhe 3 gola të tjera, me Joelinton, Wilson e Murphy që shënuan në minutat 72’, 75’ e 81’ të sfidës me golin e vetëm për vendasit që erdhi nga McNeil në minutën e 80’-të.

Në krahun tjetër, në “St. Mary’s Stadium”, “shenjtorët” e Southampton u mundën me rezultatin minimal 0 me 1, nga “qershitë” e Bournemouth, me golin e vetëm të sfidës që erdhi në minutën e 50’-të, pas një kombinimi fantastik mes Dominic Solanke e Marcus Tavernier, me këtë të fundit që çoi topin në rrjetën e vendasve.

Me këto rezultate, Newcastle mbetet në vendin e 3-të në kampionat, me 62 pikë po aq sa “djajtë” e Manchester United. Bournemouth është ngjitur në vendin e 14-të teksa ka grumbulluar plot 36 pikë, duke u shkëputur kështu me 7 pikë nga “zona e kuqe” e rënies nga kategoria. Në krahun tjetër, Everton e Southampton mbeten në dy vendet e fundit të renditjes, teksa kanë grumbulluar nga 28 dhe 24 pikë.  /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Everton 1-4 Newcastle

Goli i Callum Wilson, 0-1:

Goli i Joelinton, 0-2:

Goli i Callum Wilson, 0-3:

Goli i McNeil, 1-3:

Goli i Murphy, 1-4:

Southampton 0-1 Bournemouth

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!