Serge Gnabry kaloi Bayern Munchen në avantazh në minutën e pestë dhe u mendua se për bavarezët do të ishte një shëtitje kundër skuadrës së Paderborn, që renditet në vendin e fundit në Bundesliga. Gjithsesi skuadra e Klaus Gjasulës shpreson ende.
Ata kanë shfrytëzuar një gabim të pafalshëm të Manuel Neuer, i cili në minutën e 44-t doli dhe e la portën e tij të boshatisur. Dennis Srbeny shmangu mbrojtësit vendas dhe ia doli të shënonte golin e barazimit. /abcnews.al