Mbrëmë u mbajt konferenca e fundit mes dy boksierëve, Deontay Wilder dhe Tyson Fury dhe ashtu siç parashikohej, nuk mungoi konfrontimi fizik gjatë vendosjes përballë të dy luftëtarëve.
Ishte Wilder ai që nxiti gjithçka, duke shtyrë i pari britanikun. Fury, i “maskuar” me kapuç dhe me syze, nuk mund të qëndronte pa reaguar dhe iu afrua boksierit amerikan me shpejtësi dhe e shtyu me duar.
Ndërhyrja e sigurimit ishte e menjëhershme, por një gjë është e sigurt: Fury dhe Wilder nuk e pëlqejnë aspak njëri-tjetrin. Dueli mes tyre zhvillohet nesër, në orën 3 të mëngjesit./abcnews.al
? Getting in each other’s faces.
? Pushing each other before security got involved.
? Tempers flared in the final press conference for #FuryWilder2. pic.twitter.com/n8ImRvPunK
— SPORF (@Sporf) February 21, 2020