VIDEO/ Nëna 24-vjeçare bën “smoothie” placentën dhe e pi: E kemi traditë familjare

schedule13:57 - 30 Shtator, 2022

schedule 13:57 - 30 Shtator, 2022

Një 24-vjeçare nga Los Angelos pretendon se ka pirë placentën , pasi lindi vajzën e saj Stella.

Desiree Van Nice ka shpërndare në Tik Tok një video ku tregon  hap pas hapi se si përgatiti pijen e saj të “veçantë”, duke shokuar përdoruesit në rrjetet sociale.

Të neveritur nga ky akt, përdoruesit shkruajnë se e kanë të vështirë të besojnë se 24-vjeçarja ka bërë smoothie placentën e saj për ta konsumuar.

24-vjeçarja vendosi të pinte placentën, një organ që zhvillohet në mitër gjatë shtatzënisë dhe siguron oksigjen dhe lëndë ushqyese për fetusin në zhvillim, sepse sipas saj kjo është traditë e familjes, anëtarët e familjes së saj kanë bërë të njëjtën gjë në të kaluarën, shkruan Daily Mail.

Pavarësisht teksturës të cilën ajo pranoi se e bënte të vështirë gëlltitjen, Desiree këmbënguli se konsumi i placentës i la “ndjesi të mrekullueshme”.

24-vjeçarja përziu placentën e saj në një blender me mango, boronica, pjeshkë, ananas dhe qumësht kokosi. 24-vjeçarja regjistroi të gjithë procesin në kamera, dhe shpërndau videon në TikTok, e cila u bë virale menjëherë.

Videoja ngjalli shumë reagime, me disa që e quajtën 24-vjeçaren “kanibale”, ndërsa të tjerë e akuzuan se e piu placentën vetëm për të tërhequr vëmendjen në internet./abcnews.al./