VIDEO/ Në pritje të vendimit për Berishën, forca të shtuara policie para Gjykatës së Posaçme

schedule14:56 - 28 Dhjetor, 2023

schedule 14:56 - 28 Dhjetor, 2023

TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme pritet të shpallet vendimi në orën 15:00 për masën e arrestit, të kërkuar nga SPAK për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ai po hetohet nga drejtësia për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Para ambienteve të gjykatës ka prezencë shtesë të efektivë të policisë.

Konkretisht, SPAK ka kërkuar për ish-kryeministrin arrest në shtëpi me mbikëqyrje policore dhe asnjë komunikim me persona të tjerë veç familjarëve në banesë./n.m.abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!