VIDEO/ Në Lezhë përdoret makina luksoze e Drejtorit të Policisë për të shoqëruar protestuesit

schedule18:44 - 11 Mars, 2022

schedule 18:44 - 11 Mars, 2022

Protestat në Shqipëri kundër rritjes së çmimit të naftës dhe produkteve ushqimore, kanë aktivizuar policinë në të gjithë vendin.

Në Lezhë përveç mjeteve të komisariatit po përdoret edhe makina e Drejtorit të Policisë për shoqërimin e protestuesve.

Siç shihet edhe në videon e Abcnews.al, një prej protestuesve është futur në mjetin që përdor  Drejtori i Policisë për tu shoqëruar drejt komisariatit.

Ndërkohë që më herët Abcnews.al raportoi edhe për transferimin e 15 protestuesve në paraburgimin e Elbasanit për shkak të mbipopullimit të komisariateve në Drejtoritë Rajonale dhe në Tiranë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!