Në IPKO Superliga, gjithmonë ka pasur supergola, por vetëm në takimin e djeshëm mes Gjilanit dhe Llapit, u shënuan dy të tillë. Sfida u mbyll e barabartë 2-2, me Gerhard Prognin që shënoi në sekondat e fundit për Gjilanin.
Futbollisti i njohur shqiptar njihet për golat e tij të shumtë spektakolarë, me fanellat e Kukësit, Skënderbeut apo Teutës. Por kryevepra e djeshme me fanellën e Gjilanit, është me të vërtetë për t’u admiruar.
View this post on Instagram
Supergoli i Prognit i cili e realizoi në minutën 90’+1 sot kundër Llapit ??
Gjithsesi, nuk ishte vetëm Progni ai që shënoi supergol, pasi dhe futbollisti i Llapit, Valmir Veliu, i mahniti të gjithë. Numri 11 i Llapit pasi i driblon të gjithë, gjuan bukur diagonal me të majtën. Thjesht fantastik!/abcnews.al

