Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në aksin Levan-Tepelenë, ku pas përplasjes së dy mjeteve, mbetën të vdekur Sokrat Lela nga Mbrostari i Fierit efektiv i FNSH-së dhe vjehrra e tij Bylyre Salaj , ndërkohë që janë plagosur 4 të tjerë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:20, ku dy automjete tip “Opel Zafira” dhe “Ford” janë përplasur me njëri-tjetrin.
Ndërkohë siç shihet në videon e Abc, drejtuesi i mjetit “Opel Zafira” Gerti Skenderaj, i cili ndodhej në makinë me bashkëshorten dhe vajzën e tij ndodhen në ambientet e spitalit, ku shihet që është i plagosur rëndë.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për aksidentin në fshatin Buzëmadh, u bë identifikimi i personave të plagosur dhe atyre që ndërruan jetë.
Janë plagosur shtetasit Gerti Skënderaj, 43 vjeç, banues në Cakran(drejtuesi i mjetit tip “Opel Zafira”), bashkëshortja Gladiola Meraj, 31 vjeçe dhe vajza e tyre 6 vjeçe.
Kanë ndërruar jetë shtetasit Sokrat Lelaj, 54 vjeç, banues në Mbrostar, (drejtuesi i mjetit “Ford”), dhe shtetasja Bylyre Salaj, 78 vjeçe (vjehrra e shtetasit Sokrat Lelaj), si edhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë shtetasja Fatbardha Lelaj, 53 vjece, bashkëshortja e shtetasit Sokrat Lelaj.
/Abcnews.al/