Shqipëria e ka mbyllur pjesën e parë në avantazh ndaj Islandës me rezultatin 0-1.
Pjesa e parë nuk ishte aq e qetë pasi të dyja ekipet tentuan portën.
Shqipëria ka qarkulluar mirë topin gjatë këtyre 45 minutave të para por edhe rastet përpara portës së Islandës ishin të konsiderueshme. Vendasit patën dy raste të mira por porta e Berishës mbeti e paprekur.
Më pas në minutën e 30-të, ishte sulmuesi i Tiranës, Taulant Seferi i cili kaloi në avantazh kombëtaren tonë./ h.ll/abcnews.al