VIDEO/ Në “Craven Cottage” triumfojnë vendasit, Fulham mund Leeds dhe afrohet me Evropën  

schedule15:29 - 22 Prill, 2023

schedule 15:29 - 22 Prill, 2023

Pas humbjes shokuese me rezultatin e thellë 1 me 6 nga Liverpool, në “Elland Road”, mbrëmjen e së hënës, mesditën e sotme skuadra e Leeds ka humbur një tjetër ndeshje, ku kësaj here është mundur në “Craven Cottage” nga vendasit e Fulham me rezultatin e ngushtë 2 me 1, në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të të Kampionatit anglez të futbollit, Premier League.

Golat erdhën të gjithë në pjesën e dytë, me vendasit që morën avantazhin që në minutën e 58’-të të sfidës, me uellsianin Harry Wilson, i cili çon topin në rrjetën e Meslier me një goditje fantastike. Vetëm 14 minuta më vonë, në të 78’-tën pas një aksioni shembullor të Fulham topi përfundon në zonën e miqve, ku pas një rrëmuje përfiton braziliani Andreas Pereira,  i cili zhyt topin me forcë portën e boshatisur. Ndërkaq goli i vetëm i miqve erdhi vetëm 2 minuta më vonë ku sërish protagonist ishin vendasit, me portugezin Joao Palhinha, që çon gabimisht topin në portën e tij pas një rrëmuje në zonë.

Me këtë fitore vendasit ngjiten në vendin e 9-të në tabelën e klasifikimit në Premier League, teksa kanë arritur të grumbullojnë deri më tani 45 pikë dhe ndodhen vetëm 8 pikë larg zonës së kualifikimit për një trofe evropian. Ndërkaq, në anën tjetër Leeds ndodhet shumë pranë fundit të tabelës, ku pas 32 javësh kampionat kanë arritur të grumbullojnë vetëm 29 pikë. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Goli i Harry Wilson, 1-0:

Goli i Andreas Pereira, 2-0:

Autogoli i Joao Palhinha, 2-1:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!