VIDEO/ Në Austri, postierët do të mund të hyjnë në shtëpi për të dorëzuar pakot

schedule09:17 - 3 Qershor, 2024

schedule 09:17 - 3 Qershor, 2024

Imagjinoni këtë situatë: keni blerë një produkt në internet dhe prisni dorëzim. Kur kthehesh në shtëpi, në vend të një njoftimi për tentativën e dorëzimit, gjen brenda pakon tënde.

Në Austri, ky koncept po bëhet realitet, punonjësit e postës do të jenë në gjendje të dërgojnë pako direkt në brendësi të shtëpive të njerëzve të tjerë.
Nga korriku i këtij viti, Austria do të bëhet vendi i parë në Evropë që ofron shërbimin e dërgesës në shtëpi. Ky shërbim drejtohet nga Oesterreichische Post AG, shërbimi kryesor kombëtar postar.
Opsioni, i cili është në fazën e testimit që nga viti 2021, do të jetë i disponueshëm për të gjithë austriakët mbi moshën 18 vjeç pa asnjë kosto shtesë, shkruan Bloomberg.
Për të shfrytëzuar këtë shërbim ju nevojitet një i ashtuquajtur ‘lock smart’, i cili kushton 289 euro dhe ofrohet nga kompania Nuki Home Solutions GmbH. Pas instalimit, postierët do të jenë në gjendje të zhbllokojnë derën duke përdorur një pajisje celulare, ta lënë paketën në një vend të caktuar brenda pronës dhe të kyçin derën kur largohen.
Gjatë vitit 2023, Posta Austriake përpunoi një rekord prej 200 milionë pako. Arsyeja është popullariteti në rritje i blerjeve online, gjë që po ndryshon zakonet tradicionale të blerjeve. Kjo është arsyeja pse u prezantua ky koncept i ri i dërgimit të paketave direkt në brendësi të shtëpive.
Megjithatë, disa janë të shqetësuar për sigurinë e një shërbimi të tillë, edhe pse nuk janë vërejtur probleme sigurie gjatë testimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!