Skënderbeu mori një fitore shumë të vlefshme kundër Kastriotit në Korçë, sfidë e cila u mbyll me rezultatin 2-1.
Në fund të kësaj ndeshje pati një tension mes skuadrave, me trajnerin e Kastriotit, Ramadan Ndreun që nuk i mbajti dot nervat dhe shkoi të konfliktohet me lojtarët e Skëndërbeut.
Tekniku krutan ka goditur një lojtar të Skëndërbeut me shkelm, ku është dashur ndërhyrja e pjesëtarëve të dy stafeve për të qetësuar situatën.
Një ngjarje kjo që tregon qartë edhe situatën e tensionuar te skuadra e Kastriotit i cili ka grumbulluar vetëm 8 pikë në 14 ndeshje duke u renditur në fundin e tabelës së klasifikimit.
/f.a/abcnews.al