VIDEO/ Ndjekje në tualet dhe postim epik, Mou e Dier dhurojnë “show”

schedule09:18 - 30 Shtator, 2020

schedule 09:18 - 30 Shtator, 2020

Tottenham eliminoi Chelsea nga Carabao Cup pas gjuajtjes së penalltive, por vëmendjen kryesore e mori Eric Dier. Mesfushori anglez në mesin e pjesës së dytë vendosi të braktiste fushën dhe iu drejtua tualeteve në dhomat e zhveshjes, për të kryer nevojat personale.

Kamerat e filmuan momentin e largimit, ndërkohë që Mou e ndoqi pas. Portugezi sa duket nuk e kishte kuptuar atë që po ndodhte, ndërkohë që pas ndeshjes u kap me faktin që futbollistët po luajnë shumë ndeshje brenda një periudhe shumë të shkurtër.

“Ajo që i ndodhi Eric Dier nuk është normale, por më duhet ta lavdëroj në një mënyrë të veçantë. Duhet të ndalohet që një lojtar të luajë dy ndeshje të këtij niveli (luajti edhe kundër Newcastle) në 48 orë. Ajo që bëri ai nuk është njerëzore për ta bërë.

Ai duhet të shkonte në atë moment. Ndoshta është diçka normale kur je krejtësisht i dehidratuar. Duhët t’i bëja presion të mos shkonte, por ai është një shembull i mirë për të gjithë. Nëse autoritetet nuk interesohen për lojtarët, unë interesohem”, tha Mourinho për Sky Sport pas ndeshjes.

 

Vetë Dier, i cili shpalli tualetin lojtarin e ndeshjes me shaka, deklaroi: “Të gjithë mund ta imagjinojnë atë që më ndodhi. Jam OK, por ishte hera e parë që më ndodhte. Nuk mund të bëja asgjë. Kur të duhet të shkosh në tualet, duhet të shkosh.

Disa gjëra nuk mund t’i ndalosh. Nuk e di nëse Jose e kuptoi atë që po bëja. I thashë Pierre-Emile Hojbjerg dheToby Alderweireld se po dilja dhe dola. Duhet të shkoja. Kisha probleme me stomakun dhe situata vetëm përkeqësohej”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!