VIDEO/ Ndëshkohet Napoli, Fiorentina merr avantazhin në “Diego Armando Maradona”

schedule22:16 - 8 Tetor, 2023

schedule 22:16 - 8 Tetor, 2023

Me dominimin përgjatë gjithë pjesës së dytë pritej që goli i avantazhit të vinte në favor të “bluve” të Napoli, mirëpo në “Diego Armando Maradona” ka ndodhur e kundërta.

Pas një aksioni fantastik të “violëve” të Fiorentina dhe një “përgjumje” të mbrojtjes së Napoli përfiton “fantazisti” i mesfushës Giacomo Bonaventura, i cili me përballë portierit Meret nuk gabon dhe çon topin në rrjetë me një goditje fantastike. Rezultati shkon në 1 me 2. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN: