Shqipëria U-21, bëri një paraqitje të shkëlqyer sot përballë Andorra U-21, me djemtë e Alban Bushit që arritën të merrnin një fitore me përmbysje 3-1. Dominim total dhe raste të shumta të krijuara, duke marrë tri pikët e radhës.
Kuqezinjtë tanë u ndëshkuan shpejt me anë të një penalltie, që u shndërrua në gol nga Alaez që në minutën e dytë të sfidës. Pas këtij goli, Shpresat kërkuan me doemos të përmbysnin shifrat, duke prodhuar futboll të bukur.
Goli i barazimit do të vinte në minutën e 62-të, me mbrojtësin Adolfo Selmani që shënon një supergol me kokë. Edhe pas barazimit, Shqipëria krijoi shumë raste, por goli i fitores erdhi vetëm në minutat e fundit, pas një goli me kokë të Giacomo Vrionit.
Edhe në limitet e takimit, më konkretisht në minutën e 90+5’, kuqezinjtë tanë arritën të gjenin sërish rrjetën. Kallaku lëshon një predhë nga distanca, me gjuajtjen e tij që ndalet në shtyllë. Topi shkon në këmbët e Bullarit, i cili shënon me portën e boshatisur. Fantastikë kuqezinjtë tanë!/abcnews.al