Ishte një ngjarje tronditëse, që ndodhi në mes të ditës e në mes të Tiranës.
Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani ka shokuar jo pak opnionin publik në vendin tonë dhe mbi këtë ngjarje, një minutë heshtje u mbajt edhe para fillimit të përballjes së kësaj të mërkure, Shqipëri-Ukrainë në “Air Albania”.
Ndërkaq, kujtojmë se përballje e mbrëmjes së sotme, ndaj Ukrainës është e vlefshme për xhiron e 6-të dhe të fundit të fazës së grupeve të UEFA Nations League. /i.m /abcnews.al