VIDEO/ Ndeshja e tretë pa fitore për Juven, festojnë Roma dhe Fiorentina

schedule23:46 - 15 Korrik, 2020

schedule 23:46 - 15 Korrik, 2020

Sfida Sassuolo-Juventus prodhoi gjashtë gola dhe asnjë fitues. 3-3 u mbyll takimi i zhvilluar në “Mapei Stadium”. Bardhezinjtë kaluan shumë shpejt në avantazh të dyfishtë. Danilo realizoi një gol shumë të bukur në minutën e pestë, ndërsa Gonzalo Higuain dyfishoi shtatë minuta më pas.

Djemtë e Sarrit e ulën ritmin dhe vendasit përfituan. Sassuolo shënoi tre gola me anë të sulmuesve Djuricic, Berardi dhe Caputo, por Juventusi u rikthyer në lojë në minutën e 64-t. Alex Sandro barazoi me kokë dhe rezultati nuk ndryshoi më.

Golat e SASSUOLO-JUVENTUS

Lazio ka harruar të fitojë dhe u largua me një barazim pa gola nga fusha e Udineses, duke mos përfituar nga hapi fals i Juventusit. Ekipi i Simone Inzaghit renditet në vend të tretë me një pikë më pak se Atalanta dhe nuk fiton prej katër ndeshjesh. Fitojnë Roma dhe Fiorentina.

Golat e LECCE-FIORENTINA

Verdhekuqtë mposhtën 2-1 në “Olimpico” Veronën e Kumbullës dhe Rrahmanit. Ndeshja e mbrojtësit shqiptar zgjati vetëm 19 minuta, ndërsa kapiteni i Kosovës e ndoqi sfidën nga stoli. 1-3 fitoi Fiorentina në fushën e Lecces, duke siguruar një trepikësh të rëndësishëm dhe rezultatin e katërt radhazi pozitiv. /abcnews.al

 

Renditje e Serie A

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!