VIDEO/ Ndërpritet ndeshja në Ukrainë, plas grushti në futbollin e femrave

schedule14:57 - 17 Maj, 2021

schedule 14:57 - 17 Maj, 2021

Dhuna nuk mungon as në futbollin e femrave. Një ndeshje e luajtur në Ukrainë ka prodhur tension, përplasje dhe sherr të madh.

Një nga lojtaret kreu një faull në mesfushë, teksa në nerva e sipër shkeli kundërshtaren e vet. Aq u desh dhe në fushë plasi sherri.

Goditjet mes vajzave nuk munguan, teksa gjyqtaret u detyruan të ndërprisnin ndeshjen për disa minuta derisa situata u qetësua. /abcnews.al